Artisti Sherif Merdani u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare. Lajmi i trishtë u bë i njohur nga miq dhe artistë në rrjetet sociale.Merdani njihet si një ndër këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare.
Pas Festivalit të 11-të ai, ai edhe disa kolegë të tij, u përndoq nga regjimi i Enver Hoxhës dhe përfundoi në burg, ku u dënua me 16 vite. Pas viteve ’90 Merdani ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.
Në dhjetor 1970, Sherif Merdani mori pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngët “Mes Jush” dhe “Të pres në tetor”. Ai mori pjesë edhe në festivalin e 11-të në RTSH me këngën “Vajza e qelqtë”.
Pas dënimit të tij dhe ndryshimeve demokratike, ai u rikthye në skenën e festivalit në dhjetor 1995 në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia e nënës”.
Në dhjetor 1997, Sherif Merdani mori pjesë në Festivalin i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj me dashurinë”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI