Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar zbulohet ekipi i ri të kryetarit Lulzim Basha për katër vitet e ardhshme.
Burime bëjnë me dije se kreu i PD ka takuar përfaqësuesit e ekipit të tij. Mësohet se Basha ka vendosur t’i besojë sërish Gazment Bardhit pozicionin e Sekretarit te Përgjithshëm.
Alfred Rushaj, merr postin si nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit Parlamentar. Enkelejd Alibeaj nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Parlamentit. Grida Duma, nënkryetare e PD dhe Jorida Tabaku, gjithashtu në postin e nënkryetares së PD.
Po sot u publikuan kandidatet për çdo pozicion në PD.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror