Bashkëpunimi në fushën e turizmit mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte në fokus të një takimi që zhvilloi sot në Sarandë, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis.
Sacharidis u prit se fundi në një takim nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma.
Zhvillimi i turizmit përmes bashkëpunimit më të ngushtë mes dy vendeve ishte kryefjalë e këtij takimi.
“Megjithëse pandemia ka vështirësuar këtë bashkëpunim, rivendosja e eksperiencave të mira për turizëm mes dy vendeve fqinje që duan zhvillimin, është parësore”, u shpreh kryebashkiaku i Sarandës, Gurma.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror