SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

KSAMIL-Ishujt e ndotur, bukuri që vret…dhe shembulli i një shqiptareje “të marrë” që blen thase dhe i mbush me plehrat e patriotëve të saj…(PAMFLET)

Nga Shkëlqim HAJNO/

KSAMIL–Padyshim, nje nga destinacionet me te preferuara te guides turistike joniane mbetet Saranda dhe Ksamili.

Por veçanërisht , tre Ishujt e ketij të fundit ( gjithesej jane kater); mbeten një atraksion i pelqyeshem dhe intrigues per qindra turiste vendas e te huaj.

Ne nje kuptim, historia e Ishujve te pas viteve ’90, perkon me historine e kultures sone qytetare dhe dritëhijet e saj. Me historinë e raportit te nje pjese prej nesh, me natyrën gati të virgjër.

Pas lokaleve neper Ishuj disa vite me pare dhe pas tritolit për show mediatik për të prishur njerin prej lokaleve (i ndertuar terësisht me drrasa), ku gjesti i fundit i nje segmenti te shtetit, pasoi nje zjarr që dogji rreth 500 m/kator gjelbërim unikal me shkurre e makie mesdhetare....

Po pamjet e veres 2021 perse flasin lidhur me fokusin tone?

Njerez qe shtrihen bashke me mbeturinat urbane qe po te shohesh me kujdes pamjet që po postojme, te kujtojne fragmente nga ish fusha e mbetjeve urbane të Sarandës në Volloder. Atje, ku kullosnin, prane plehrave edhe derrat e majmë....

“Plazhistë”të koheve moderne që shtrihen si në Volloder….Keqardhje që disa plazhiste janë gra...

Pakkush ose aksush nuk i mori me vete plehrat qe prodhoi nga dreka ne Ishull….(Mentaliteti i mjere: ” C’u kënaqem ne Ishull….Oohohooo, mish, pica, birra…coca cola qe do ta mbajme në mend gjatë…!”).

Dhe shkurret e Ishujve jane mbushur sot plot me mbeturina plastike dhe te tjera.

***

Përkundër qetesisë olimpike të pushuesve, një emigrante shqiptare qe jeton prej 30 vitesh ne Padova të Italisë dhe që quhet Dallandyshe Hyseni, nis pastrimin e zones së ndotur nga patriotët dhe mëmëdhetarët e saj të dashur…Ka edhe dy miq qe e ndihmojne. Askush nuk afrohet nga patriotët tanë të shtrenjtë. Vetem nje djalosh hungarez që ka ardhur për pushime në Ksamil i afrohet si vullnetar.

Hyseni bleu thasë per grumbullimin e mbeturinave. Bleu edhe kosha...Po kush do t’i heqë për t’i çuar te kontenieret në Ksamil?! Vendosi edhe nje Tabelë sinjalistike të kujtojë mëmëdhetarët tanë të mos i hedhin aty mbeturinat që prodhojne..

Të mos i hedhin, themi edhe ne. Sepse Ishujt e Ksamilit, pervecse një bukuri e beftë dhuruar nga natyra dhe Zoti, kane edhe nje status te veçante:

JANE MONUMENT NATYRE !

.JANE ZONE E MBROTJUR DHE KA NJEREZ QE PAGUHEN EDHE PER KETE!

JANE edhe PJESE E PARKUT KOMBETAR TE BUTRINTIT!

Dhe fjala e moçme që me siguri e di edhe Ministri simpatik i Mjedisit, Bledi Klosi, thotë : Kali me shumë zotër mbetet pa ngrenë!…Dmth, pa zot!!

  • Edhe çë, pastaj??!!-thotë mentaliteti i atyre qe u kënaqën i lanë aty si lopa...
  • ” C’u kënaqem ne Ishull….Oohohooo, mish, pica, birra…coca cola qe do ta mbajme në mend gjatë…!”
  • (FOTOT & VIEDOT amatore: te vullnetareve)//SARANDANEWS.AL///.

error: