Duket se Rruga e Lumit te Vlorës ka hyrë në 24 km e fundit drejt aksit Himarë-Sarandë.
Nje nje status ne fb deputeti i Qarkut Vlore, ka siguruar pamje te pergjithshme me dron te aksit te ri rrugor ,te mësiperm, duke i ilustruar me nje kolone zanore te kenges labe “Buron kënga labe” me zërat e Alfons Haskos e Sofo Katisë.
“Për shkak të pyetjeve të shumta që më bëjnë miq e të njohur në ç’fazë janë punimet dhe kur do të përfundojë loti 3 i rrugës së Lumit të Vlorës, vendosa të publikoj videon e mëposhtme. Puna për ndërtimin e rrugës Kuç-Qeparo që do të lidhë zonën e Lumit të Vlorës me bregdetin, po ecën me ritme të kënaqshme dhe ajo pritet të përfundojë brenda verës së vitit të ardhshëm. Me ndërtimin e këtij segmenti 🛣️ me gjatësi rreth 24 km, që është edhe elementi lidhës i kësaj zone me bregdetin e Himarës dhe më tej me Sarandën, rruga merr formën e vet të plotë, jo vetëm në aspektin funksional por edhe në atë panoramik. -pohon Sinaj. -Sipas tij, “Natyra është treguar bujare me këto zona duke ofruar bukuri spektakolare të cilat e bëjnë rrugën akoma më të bukur e udhëtimin më të këndshëm.”-vë në dukje deputeti vlonjat//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI