SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rritja e infektimeve ditore, Manastirliu apel qytetarëve: Mos e neglizho vaksinën, falas në çdo qendër shëndetësore

Mbi rritjen e rasteve ditore të infektimeve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u bëri apel qytetarëve të vaksinohen për mbrojtjen e shëndetit të tyre, por edhe të të tjerëve.

Rritja e rasteve të infektimeve ditore, shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 10 mijë rasteve aktive me COVID-19, kërkon përgjegjësi nga çdo qytetar, për mbrojtjen e shëndetit të tij por edhe për të tjerët”, apelon ministrja.

Ajo thekson se vaksinat antikovid janë falas në çdo qendër shëndetësore dhe qytetarët nuk duhet ta neglizhojnë këtë proces.“Mosvaksinimi është pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së re të infektimeve. Mos e neglizho vaksinën. Vaksinat antikovid janë falas në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar në të gjithë vendin”, shprehet Manastirliu.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 7256 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1054 qytetarë.///

error: