Rinisi sot operacioni “Bregdeti ynë”, i ndërprerë gjatë sezonit turistik. Operacioni nisi me shembjen e një objekti 5-katësh në Dhërmi.
Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi videon e shembjes së objektit, bëri të ditur se qeveria do të hartojë një ligj për vijën bregdetare së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike.
Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i cili ishte i pranishëm gjatë procesit të shembjes së objektit, tha se bregdeti do të pastrohet nga çdo ngrehinë abuzive.
“Rinis aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim”, u shpreh ai.
Hodaj vuri në dukje se bregdeti është pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe do të shfrytëzohet si i tillë./ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI