SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Përjashtimi i Berishës, Açka: Vendimi na kapi në befasi, rrezikojmë të na shembet ngrehina

 Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, e cila kryeson Komisionin e Apelimit për çështjen Berisha, e konsideroi sot vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Berishës, si radikal dhe delikat dhe që sipas saj, “ndodhi në minutën e fundit”.

Në një intervistë televizive, Açka tha se “ky akt na kapi në befasi të gjithëve”.

Ka qenë një vendim shumë delikat, që përpiqem ta kuptoj pse e mbajti i vetëm. Duhej ta mbante i vetëm, pasi ne të tjerët do të infektoheshim dhe do ndikonim tek demokratët e thjeshtë. Është si të qëllohet një xham i madh kristali me gur, dhe guri mbetet në xham, dhe xhami është gati të kriset. Sot na duhet që ky gur që na ka rënë, të mos na e shembë ngrehinën. Duhet PD të qëndrojë aty, sepse kemi betejë shumë të madhe përpara”, tha Açka.

Ajo theksoi se do e ketë të vështirë, duke qenë se nga jashtë e ka admiruar figurën e Berishës, ndërsa brenda politikës i takon ta gjykojë.

“Nuk e di çfarë rruge do të ndjekë Berisha, sepse ai i ka thënë publike gjërat e tij. Ajo që unë di të them është që nëse do të vijë fjala për komisionin të cilin drejtoj unë, çdo gjë do të jetë transparente, deri në fund, në respekt të çdo demokrati, në respekt të çdo simpatizanti dhe në respekt të procesit,” tha Açka.

Ajo tha po ashtu se ndjeu keqardhje për grisjen e fletës së votimit për Lindita Nikollën si kryetare e Kuvendit, por ky ishte një qëndrim politik, dhe si i tillë ishte akt i duhur./ata///

error: