Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel mbërriti në këto momente në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku po zhvillohet ceremonia e mikpritjes nga Kryeministri Edi Rama.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të dy vendeve nga banda frymore e Gardës së Republikës, Rama dhe Merkel parakaluan në tapetin e kuq para delegacioneve respektive.
Ndërkohë në vijim, do të zhvillohet takimi kokë më kokë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave.


Në orën 11:00 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave.
Ndërsa në orën 11:50 parashikohet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, dhe në 11:55 do të jetë mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park.
Në orën 12:00 do të realizohet Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
Në orën 14:35, Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel do të japin një konferencë për shtyp po në ambientet në Tirana Business Park./atsh///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror