/18/04/2020//Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi dje lirinë e pensionistëve për të dalë nga banesa, por me disa kushte, mengjesin e sotëm rrugët e qyteteve të vendit u pushtuan prej tyre.Në Tiranë pensonistë dolën rrëgëve të kryeqytetit duke shijuar lirinë dhe ajrin e pastër dhe rrezet e diellit.
Disa prej tyre shprehen se vendimi për të dalë i ka çliruar, pasi izolimi ishte shumë i vështirë, por kjo bëhet edhe për shëndetin e tyre.
Në Fier pensionistët kanë pritur me padurim lejen për dalje të ditës së sotme, të vendosur nga qeveria ditën e djeshme. Shumë prej tyre kanë ‘zaptuar’ qendrën e kryeqytetit dhe lulishtet, të cilat nga videot duket të mbipolluara.
Edhe në Shkodër ashtu si shumë qytete të tjera pensionistët kanë dalë për të shfrytëzuar orarin e lëvizjes së vendosur nga qeveria. Të shumtë janë ata të cilët të favorizuar edhe koha perfekte e stinës së pranverës kanë mbushur rrugët duke bërë ecje. Siç duket edhe nga videot në Shkodër ditën e sotme koha favorizon daljen nga shtëpia, sidomos të pensionistëve që prej një muaji po qëndronin në shtëpi si pasojë e masave të marra për koronavirusin.
Vendimi i qeverisë për leje dalje të pensionistëve është shfrytëzuar në maksimum nga këta të fundit në qytetin e Vlorës. Pensionistët kanë mbushur rrugët e qytetit bregdetar duke bërë ecje, të cilat u mungonin prej shumë kohësh. Në rrugë në raste shumë të rralla mund të vësh persona të tjerë përveç kategorisë së pensionistëve.
Një pensioniste në Vlorë shprehet: “Hera e parë sot, kemi dalë për një shëtitje me plakun se kemi kohë brenda. Orari është shumë i mjaftueshëm, faleminderit shtetit, faleminderit Edi Ramës. Janë shumë të drejta vendimet e qeverisë se është kohë lufte. Jemi të ndërgjegjshëm se kjo është për të mirën tonë.”
Edhe në Lushnje pensionistët kanë shijuar liridaljen. Dhjetëra të moshuar kanë shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të dalë kryesisht në ambientet e gjelbërta lulishtet e qytetit duke mbajtur distancë nga njëri tjetri, ndërsa në raste sporadike nuk është respektuar rregulli. Gjithçka tjetër e mbyllur dhe ne qetësi të plotë.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI