Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta ndezi sot skenën e ngritur në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku performoi edhe në shqip, një surprizë kjo e përgatitur për publikun shqiptar.

Koncerti i parë që u organizua në stadiumin e ri në kryeqytet erdhi me shumë surpriza, ku kantautorit të njohur iu bashkuan në skenë edhe artistë të tjerë. Elhaida Dani ishte këngëtarja e parë që zotëroi skenën me zërin e saj potent.

Koncerti, i cili ishte falas për artdashësit, u zhvillua në respekt të masave antikovid, ndërsa Ermal Meta performoi 65 këngë, ndër të cilat edhe një këngë në gjuhën shqipe.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, u rikthye pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, me këtë koncert në Stadiumin “Air Albania”.
Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali vendosi të kryejë turin e tij të parë muzikor. Një turne i cili i jep fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë ka një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.
Kantautori italian Ermal Meta ka marrë pjesë në tre edicione të Festivalit të Sanremos, ku në 2018 fitoi edhe çmimin e parë me këngën “Non mi avete fatto niente”, së bashku me këngëtarin italian Francesco Moro.
Ermal Meta ka qenë anëtar i grupit muzikor italian “Ameba4” dhe “La Fame di Camilla”. Pasi kompozoi këngë për disa artistë italianë, ai filloi karrierën e tij solo, duke nxjerrë edhe albumet Umano (2016) dhe Vietato morire (2017) dhe “Non abbiamo armi”, (2018) . Ai ka rrëmbyer edhe çmimin ‘MTV Europe Music Awards’. Në Eurovizion bashkë me Fabrizio Moro u rendit i pesti.///atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI