Pas disa ditesh aktiviteti artistik ne artin e piktures eshte përmbyllur me sukses Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar i Artit “Saranda Art Days”.



Kurorezimi i kesaj “finaleje” te artit pamor, ka qene një ekspozitë e hapur në shëtitoren e Sarandes .
Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar i Artit “Saranda Art Days” organizuar nga Qendra “Tirana Art” me mbështetjen e Bashkisë te qytetit bregdetar, beri bashke ne Sarande 30 artistët nga 14 vende të ndryshme të rajonit dhe botës.

Artistet pejsemarres u konsideruan nga Kryebashikaku Adrian Gurma si “Përçues të vlerave artistike dhe ambasadorë të promovimit të aseteve turistike dhe ngjyrave të Sarandës.”
Aktiviteti nëpërmjet veprave te paraqitura, krahas përçimit te shkëmbimit të vlerave më të mira traditës se artit e kulturës, së vendeve nga erdhen artistet, ndikoi edhe në promovimin më të mirë të Sarandës si destinacion turistik.
Eventi i mesiperm eshte njeri nder aktivitetet e organizuara ne Sarande ne kuader te 100 -vjetorit te Bashkise.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat