Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe zhvillime vranësirash të herëpashershme deri në të dendura.
Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu në pjesën qendrore dhe veriore në mesditë deri në pasdite. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1 deri 8 m/sek, dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës 3 deri në 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/26 | Diell re |
| Kukës | 11/20 | Diell re shi |
| Lezhë | 15/25 | Diell re |
| Dibër | 9/21 | Diell re shi |
| Durrës | 16/27 | Diell re |
| Tiranë | 17/28 | Diell re shi |
| Elbasan | 15/28 | Diell re shi |
| Berat | 13/29 | Diell re shi |
| Vlorë | 18/28 | Diell re |
| Korcë | 11/23 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 14/28 | Diell re |
| Sarandë | 15/26 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI