Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli në vëmendje kishën e Shën Kollit në Mesopotam, tashmë e shpëtuar nga rrënimi dhe destinacion turistik.Margariti solli “imazhin e një prej kishave më të bukura, mbi të cilën ruhen gjurmë qytetërimesh, me Kishën e Shën Kollit, në Mesopotam”.

Kisha e Manastirit të Shën Kollit (Mesopotam) në jug të vendit, monument kulture i kategorisë së parë pas restaurimit të plotë dhe konsolidimit të kambanares është një ndër destinacionet që nuk duhet humbur pa u vizituar.
Kjo kishë konsiderohet si një nga monumentet e rralla të Jugut të Shqipërisë, ku mbivendosen kultura dhe historia, ku simbolet e gdhendura mureve, janë një arsye më shumë për të vizituar Manastirin e Mesopotamit në rrethin e Sarandës, fare pranë qytetin antik të Finiqit.
Restaurimet në muraturë, në çati, konsolidimi i rrënojave të konakëve, në ambientet e brendshme, rinovimi i rrjetit të ndriçimit i kanë nxjerrë në dritë arkitekturën unikale që kjo kishë mbart.
Kisha është ndër më të mëdhatë dhe më të vjetrat e periudhës bizantine që ruan vlera origjinale dhe që mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI