SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Adriatik Llalla shpallet në kërkim kombëtar

Gazetarja Anila Hoxha bëri me dije se ish kryeprokurori Adriatik Llalla është shpallur në kërkim kombëtar. Ndër të tjera zbuloi se është larguar nga Shqipëria më 9 shtator me destinacion Italinë, por mbetet e paqartë se ku ndodhet aktualisht.

Në emisionin “Open”, Hoxha tha se duhet të bëhet kontrolli i të gjithë vendit për të vendosur më pas shpalljen e kërkimit ndërkombëtar.

“Është njoftuar SPAK dhe burime të sigurta bëjnë me dije se është shpallur në kërkim kombëtar. Nuk dihet sa do të jetë afati në fuqi për kërkimin kombëtar. Nga ana tjetër, Llalla ka dalë nga Shqipëria përmes Rinasit me 9 shtator me destinacion Rinas-Itali ndërsa më pas nuk dihet cili është destinacioni i tij final. Ish zyrtari i lartë ka marrë disa raporte për gjendjen shëndetësore aspak të mirë por nuk dihet diagnoza”, tha Anila Hoxha.

Kujtojmë se ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ankimoi dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Duke iu bindur hetimit të SPAK, Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i kërkoi kreut të SPAK, Arben Kraja që të mos kurset nga gjykimi askush i korruptuar.///

error: