/18/04/2020//Ndërsa i gjithë vendi është futur në izolim, deri të hënën në mëngjes, pensionistët kishin leje të dilnin dhe shëtisin. Sipas Kryeministri Rama,,deri në orën 11:00 ata do të mund të lëvizin të bëjnë shëtitje dhe të marrin ajër të pastër në natyrë.
Edhe ne Sarande si kudo ne Shqiperi, pensionistet kane shijuar ajrin e paster dhe diellin qe keto dite u ka munguar aq shume.
Vendet e preferuara te pensionisteve ne Sarande kane qene lulishtja te parku me shatervan “Miqesia”, bulevardi “Hasan Tahsini:dhe hapesirat e tjera publike ne lagjet e qytetit.
Atyre u ka munguar shtetitja tradicionale pergjate bulevardit buze detit, ku sot kryehen punimet per shetitoren e re. Por, ata kane pare me kureshtje ecurine e punimeve te kjo shetitore dhe kjo, ka qene edhe tema e dites, numer 2, pas diskutimeve me njeri-tjetrin per koronavirusin qe me se shumti, ata e quajne nje “flame” qe ka pushtuar “gjithe dynjane”..
Pensionistet e Sarandes pergjithesisht dallohen per respektimin e rregullave te shtetit. Ne vitin e mbrapshte 1997 pagesa e ujit dhe dritave nga qytetaret sarandiote ishte ne masen 98 per qind, si askund tjeter ne Shqiperi.
Kjo, edhe fale devotshmerise se pensionisteve, per te qene ne rregull “me shtetin”. /R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI