Hartimi i masterplanit për zonën e mbrojtur të Vjosës, synon zhvillimin e ekoturizmit dhe zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor e blegtoral duke ruajtur ekosistemet natyrore.



“Sërish për Vjosën dhe buzë saj në Grykën e Këlcyrës, me ambasadoren e Greqisë Sophia Philippidou dhe kryetarin e Bashkisë së Konicës, ekspertë vendas dhe partnerë ndërkombetarë në takimin organizuar nga Bashkia Këlcyrë dhe Konfindustria “për zhvillimin e qëndrueshëm në miqësi me ruajtjen e ekosistemit””, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Kumbaro theksoi se, “lumi Vjosa 272 km i gjatë filluar nga burimi i tij në Greqi, duke përshkruar Shqipërinë e Jugut e duke u derdhur në detin Adriatik, është një aset i jashtëzakonshëm për ekonominë e jugut të Shqipërisë, për rreth 50 000 banoret që jetojnë pranë lumit dhe e kanë jetën të lidhur me ekonominë e zonës, nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena, Memaliaj, Mallakastra deri në urën e Mifolit në pjesën e fundit lumore”.
Sipas saj, me vendimin e dhjetorit 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit zona e mbrojtur e Vjosës u shtri në të gjithë territorin e saj, nga hyrja në vendin tonë deri në derdhjen e tij.
“Tashmë detyra e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura është hartimi i masterplanit të zhvillimit për zonën me synim ekoturizmin dhe zhvillimin e qendrueshem bujqësor e blegtoral si dhe ruajtjen e ekosistemeve natyrore”, deklaroi Kumbaro.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI