Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit hera herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Hera herës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore në periudha afatshkurtra parashikohen reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | |
| Shkodër | 17/29 | diell re shi |
| Kukës | 13/25 | diell re shi |
| Lezhë | 16/27 | diell re shi |
| Dibër | 12/25 | diell re shi |
| Durrës | 18/29 | diell re shi |
| Tiranë | 17/29 | diell re shi |
| Elbasan | 17/29 | diell re shi |
| Berat | 14/29 | diell re shi |
| Vlorë | 18/29 | diell re shi |
| Korçë | 12/25 | diell re shi |
| Gjirokastër | 16/28 | diell re shi |
| Sarandë | 18/27 | diell re shi |
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre