SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Takim i Unionit të Gazetarëve

UGSH (Unioni i Gazetareve Shqiptar) I mbështetur nga AMA organizoi ne Sarande Tryezën e rrumbullaktë :”Kontrata e munguar e punës dhe dy modele pranë nesh

Në këtë Tryezë tënë kuadër të projektit “Tregu dhe marrëdhëniet e punës në median Audiovizzive”, merrnin pjesë gazetarë  lokalë të radios dhe televizioneve në Sarandë, korrespoendentë të mediave të ndryshme etj,.

Ishin të pranishëm edhe kreytari I UGSH Aleksandër Cipa, Xhovani Shyti dhe Piro Shkaba, sekretar dhe koordinator te  kësaj organizate .

Aleksandër Cipa u ndal në  modelin itaian dhe atë bullgar të kontratës së punës me gazetarët dhe bërë një vështrim krahasues më “modelin e supozuar shqiptar”.

Diskutantë të ndryshëm si Thoma Nika, Shkëlqim Hajno, Panajot Boli, etj,sollën shembuj nga eksperiencat e rajonit ku punojnë në klimën e një media lokale në vështirësi mbijetese dhe shpesh me pasiguri juridike për gazetarët  punësuar. Tryeza “Tregu dhe marrëdhëniet e punës në median Audiovizzive”, ishte e para  e këtij lloji që organizohet me gazetrët në rajonin JP të vendit me epiqendër Sarandën.///SARANDANEWS.AL///

error: