Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informoi sot se punimet për ndërtimin e bajpasit në segmentin rrugor Jergucat-Sarandë janë drejt përfundimit.
Sipas ARRSH-së, ndërtimi i këtij bajpasi u bë me qëllim shmangien e galerive nëntokësore të ish-minierës pas çedimit të tokës si pasojë e fenomenit postminerar.
“Në segmentin rrugor Jergucat-Sarandë, pranë ish-Minierës së Kripës së Gurit, Dhrovjan po vijojnë punimet për ndërtimin e një bajpasi si pasojë e fenomenit postminerar të cedimit të sipërfaqes, ku janë shfaqur hinkat në livadhin buzë përroit të Vrisit rreth 15-20 m nga përroi. Devijimi i këtij segmenti, me qëllim shmangien e galerive nëntokësore të ish-Minierës së Kripës, ka një gjatësi rreth 400 m dhe do të bëjë të mundur funksionimin normal dhe të sigurt të segmentit rrugor Jergucat-Sarandë. Punimet kanë ecur me ritme të mira ku aktualisht po bëhet asfaltimi”, bën të ditur ARRSH. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI