Së shpejti, ne Bashkine e Sarandes nis seria e degjesave publike për çështje të infrastrukturës. Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak, ne pergjigje te disa pyetjeve nga keshilltaret te cilet adresuan aspekte te levizshmerise , trafikut te automjeteve , terminalin e pritshem te pasagjereve, drejtori i Kontrollit te Territorit dhe Urbanistikes Pandi Zhonga, pohoi mbi degjesat publike ku do te jepen hollesira lidhur me problematikat e mesiperme te adresuara.
Procesi i ciklit te degjesave publike u konfirmua edhe nga kryebashkiaku Adrian Gurma. Nderkohe nje burim zyrtar ne Bashki konfirmoi per SARANDANEWS.AL se ne keto degjesa do te kete edhe perfaqesues dhe specialiste te FSHZH (Fondi Shqiptar i Zhvillimit).

Ne fokusin e degjesave pirtet te diskutohet edhe per dorezimin e Shetitores se rikonstruktuar; per vonesat ne dorezimin e godines dhe kompleksit te Ekokampusit shkollor , per vepren madhore te shumepritur te Ujesjellesit nga burimet e Tatzatit (konfirmuar se fundi nga kryetari i Bashkise Adrian Gurma); per çeshtjet e parkimit te automjeteve; per temrinalin e ri te pasagjereve; per infrastrukturen e ankorimitt te anijeve turisitke dhe mjeteve te tjera lundruese, per taksite detare , etj, etj,./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror