SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Prishja e ndërtimeve pa leje në Jalë, reagon PD

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me prishjen nga IKMT të ndërtimeve pa leje në Jalë.

Sekretari i Grupit të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu shprehet se sot u pa sesi i dobëti dhunohet nga shteti dhe ku i forti mund të bëjë çdo gjë.

“Sot u pa edhe njëherë sesi qytetari i thjeshtë e i pa mbrojtur u dhunua. Sot u pa edhe njëherë sesi banorë që ushqehen me punë të ndershme u dhunuan ditën për diell. Sot u pa edhe njëherë sesi ta prishin pronën pavarësisht se ka vendime gjykate që nuk e lejojnë këtë gjë. Sot u pa edhe njëherë pse shqiptarët duan të ikin me vrap nga ky vend. Sot u pa edhe njëherë sesi shkatërrohet puna e njeriut të ndershëm e punëtor, për të favorizuar “investitorin strategjik”. Sot u pa edhe njëherë që shqiptarët janë braktisur pikërisht nga Qeveria. Kjo, nuk është Shqipëria që duam, ku nuk ekziston nocioni i pronës së lirë, ku nuk pyeten vendime gjykate dhe ku i forti mund të bëjë çdo gjë”, tha ai.

Në kuadër të prishjeve të ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  (IKMT) ka nisur sot aksionin në Jalë.

Aksioni “Bregdeti ynë”, nis sot heqjen e inerteve pas prishjeve të objekteve pa leje. ///

error: