Zbardhet arsyeja e vrasjes së shqiptarit në Kavala një vit më parë. Protothema shkruan se 40-vjeçari që punësoi viktimën gjoja për të krasitur ullinjtë, e çoi në një fushë dhe më pas e vrau duke e qëlluar në kokë.
Rasti i autorit grek 40-vjeçar konsiderohet tejet i rrezikshëm pasi ai pohoi në rrëfimin e tij se e kishin detyruar që ta vriste shqiptarin. Për hetuesit e çështjes ai tha: Satani më tha që ta vrisja!
Autori, sipas raportit mjeko-ligjor, ka probleme serioze psikologjike. Autoritetet arritën të arrijnë gjurmët e 40-vjeçarit nga identifikimi balistik me një plumb nga një incident i ngjashëm në Selanik, ku edhe në këtë rast, autori i çështjes në Kavala pretendoi se ai kishte vepruar me kërkesë të Satanit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI