Nga Ana KAMENICA-SARANDANEWS.AL/
-Shëtitorja e re, financim i FSHZH , si nje investim serioz, i verifikuar gjate ketij sezoni turistik si nje veper me impakt te veçante ne jeten e qytetit , imazhin dhe dhjetra biznese pergjate aksit te kësaj vepre; në prag të marrjes në dorëzim, kërkon disa ndërhyrje.
Mesohet se Bashkia e Sarandes eshte treguar e vemendshme dhe ka mbajtur shenim te gjithe problematiken qe do t’i referohet FSHZH-s per nderhyrje riparuese para marrjes ne dorezim.
Disa prej nderhyrjeve lidhen me sigurine e jetes se perdoruesve te kesaj vepre(rreziku nga rrëshqitjet ne shkallinat qe preken nga uji) veçmas, ne pjesen midis lokal “Riviera”dhe Plazhit te Centralit. Po keshtu, ende ka vend per rikthimin e nje pjese te mungar te gjeberimit ne bulevardin “Hasan Tahsini “; ne pjesën e dusheve publike me ujë te ëmbël, etj,.

Burime te SARANDANEWS.AL dhe Radios “Saranda” mesuan se FSHZH nuk i ka mbajtur premtimet e bera gjate degjesave publike per ruajtjen e siperfaqeve gjelberuara ekzistuese dhe as kompensimin se paku ne masen 60-70 perqind te ketyre siperfaqeve.
Lulishtja te busti i Hasan Tahsinit , qe ishin krijuar ne mandatin e parafundit vendor, kishte “përtypur’ nje kosto nga buxheti i shtetit /ose te ardhurat vendore të pakten me rreth 7 milione leke (te reja).(!)
Ne opinionin e qytetit po edhe te mjaft turisteve vendas e të huaj nuk kuptohet perse nuk janë përfshire ne projektin e zhvillimit te kësaj Shetitoreje nje ose dy banja publike.
Nese dikush shikon investimin e të njejtit ent (FSHZH-s) ne shetitoren e bregdetit ne Dhermi, ne afersi te ish Kampit te Punetorëve, kupton me keqardhje se nje standart i tille bashkohor si në shtetitoren e vogel te Dhermiut, ishte shume i nevojshem dhe mungon ne investimin e Shetitore ne Sarandë.
A ka gjasa te rishikohet nga FSHZH dhe te perfshihet ne vijim ky investim i munguar? Vështirë ta thuash./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI