SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Energjia, Rama: Çmimin e përcakton raporti kërkesë-ofertë, jo shteti

 Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “çmimin e mallrave në treg e përcakton raporti kërkesë-ofertë, jo shteti”.

Kryeministri Rama zgjodhi sot t’i përgjigjej pyetjeve të disa qytetarëve mbi rritjen marramendëse të çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar, si edhe mbi çmimet në tërësi.

Duke iu përgjigjur një qytetareje, Rama tha se “30 vjet më parë ne kemi zgjedhur lirinë kapitaliste të tregut në vend të ekonomisë komuniste të centralizuar nga shteti dhe çmimin e mallrave në treg e përcakton raporti kërkesë-ofertë, jo shteti”.

Konstatimit të një qytetari tjetër, sipas së cilit “ne e prodhojmë në vend energjinë elektrike dhe nuk e blejmë në bursë, kështu që edhe çmimin mund ta vendosim vetë”, Rama iu përgjigj duke sqaruar se “ne prodhojme kur kemi rreshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë kur ka thatësirë, aq më tepër në kushtet kur periudhat e thatësirës janë bërë më të gjata vitet e fundit si pasojë e ndryshimeve klimatike”.

Prandaj, tha Kryeministri, jemi të varur njësoj si gjithë të tjerët nga çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar.

“Çmimet e bursës së energjisë në tregun ndërkombetar, ku ne blejmë energji, nuk kanë lidhje me dallimet në rroga mes Spanjës, Gjermanisë apo Shqipërisë dhe ne nuk kemi bërë ndonjë krahasim të fuqisë blerëse, por kemi informuar mbi influencën e çmimeve të energjisë elektrike në të gjithë bursat ndërkombëtare në këtë krizë që ka prekur fuqishëm vendet dhe konsumatorët e tyre”, tha Rama.///

error: