Kryetari i PD-së Lulzim deklaroi te premten se kryeministri Edi Rama, i bën presion qytetarëve për të rritur çmimin e energjisë.
Sipas Bashës, kjo nuk është një krizë energjie, por një krizë korrupsioni e qeverisë.
Në një konferencë për mediet, Basha tha se “qëllimi i tij, i vërtetë ishte dhe është krijimi i kushteve psikologjike dhe i presionit tek njerëzit për atë që ai planifikon të bëjë për rritjen e çmimit të energjisë”.
“U përpoq sërish ta krahasonte situatën me vendet e tjera, por nuk ka asnjë paralelizëm mes asaj që po ndodh përkohësisht në Evropë dhe situatës energjetike në Shqipëri, tani dhe tash 8 vite. Edhe përpjekja megalomane, me të cilën jemi mësuar tashmë për t’i qarë hallin kalorësit, pra vendeve të G7-të, pra vendeve me të pasura të botës, për të justifikuar atë që ky ka në plan të bëjë me çmimin e energjisë këtu, në një ndër vendet më të varfra të botës dhe të Evropës, është një teatër i pështirë mashtrimesh për të dezinformuar opinionin publik, pra për t’ju gënjyer ju nëna e baballarë, të rinj e të reja, fëmijët tuaj për të bërë të duket se rritja e çmimeve qenka e pashmangshme. Në fakt nuk është kështu. Kjo nuk është një krizë energjetike, kjo është krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe me plan”, tha ai.
Basha shtoi se bilancet e operatorëve të energjisë tregojnë se si në verë shesin me çmim të ulët energjinë e prodhuar nga uji, nga burimet hidrike dhe e blejnë me 3-4-fish çmimin pak muaj më vonë, në tendera korruptivë me taksat që ua mbledhin qytetarëve.
“E kam thënë dhe e përsëris OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm. Mjaftojnë raportimet e fundit ne media për t’i çjerrë maskën asaj që po ndodh të paktën me tre tendera të furnizimit të tregut të lirë të energjisë, ku çmimi i blerjes së energjisë s’është shumë më i lartë sesa çmimi i bursës. Për të tre këta tendera diferenca është 10 milionë euro. Nuk ka thatësirë por ka një bollëk për Edi Ramën dhe hajdutët e OSHE-së prej 10 milionë euro të pajustifikuara midis çmimit të tregut dhe sa e blejnë këta energjinë”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI