SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDA-Një destinacion gjithëvjetor turistik e kulturor.

Krahas zhvillimit infrastrukturor, Saranda synon të shnderrohet realisht në një destinacion gjithevjetor turistik. e kulturor.

Përvoja e muajve te verës në fushën e produkteve artistike tregoi se paketa turistike,e Sarandes u pasurua  ne larmi eventesh dhe synimin per cilesi dhe atraktivitet. Padyshim,  Shetitoren e re u shnderrua realisht në  një skenë të hapur per  koncerte dhe evente te larmishme kulturore e artistike.

Gjate nje takimi pune te kryebashkiakut Adrian Gurma me drejtoren e TOB, Zana Çela ai vuri ne dukje  se “Kur një qytet turistik- e pasuron ofertën edhe me evente artistike, ajo bëhet e parezistueshme”.  Gurma tha se Saranda ka avantazhin klimatik për të qenë pritëse eventesh jo medoemos në stinën e verës dhe se po ndiqen politika nxitëse për muajt joverorë.”

Institucioni artistik kombëtar si Teatri i Operas dhe Baletit (TOB), për historinë e vet 65-vjeçare dhe me qasjen e tij të re ndaj publikut, u vlerësua si një mundësi e artë bashkëpunimi me Sarandën.

Drejtorja Zana Çela pohoi ne takimin me Gurmen  se pas rikonstruksionit të TOB, hapet një epokë e re, me shumë sfida. Një prej tyre është sfida që arti i vërtetë të shkojë live te spektatori, sado larg nga metropoli qoftë ai, duke u prezantuar me paketë të plotë, me shfaqje të formatit të madh apo të vogël., me shfaqje teatri, opere dhe baleti, të cilat nuk duan medoemos salla të mbyllura, por jepen edhe në skena të hapura, që Saranda tashmë i ka si askund tjetër dhe ku ka më mirë se ato të jepen open air, përgjatë shetitores.

Kryebashkiaku Gurma eshte shprehur entuziast për bashkëpunim me TOB duke vene ne dukje se biseda është në kohën e duhur, për ta programuar mbështetjen me buxhetin e vitit 2022, që ka hyrë në proces përgatitor.

Gurma  shprehu bindjen se sa më cilësore të jenë eventet artistike, aq më shumë shtojmë destinacionet turistike. Ai  ka kërkuar asistencë profesionale nga TOB për t’i dhënë rrugë idesë së tij për rigjenerimin e burimeve njerëzore në bandën frymore të qytetit dhe sidomos për projektin e ngritjes së orkestrës frymore të fëmijëve. .//SARANDANEWS.AL////

error: