Nga Panajot BOLI/
TETORI I LETËRSISË TROKITI NË SHKOLLËN E MESOPOTAMI T‘Ethet’ e muajit të letërsisë kanë kohë qe ‘zunë’ shkollën e Mesopotamit. Sot ishte aktiviteti i parë. U shpall pas një konkurimi ambicioz‘Lexuesi më i mirë i shkollës’në aspektin e aktrimit.

Pjeset e lexuara me emocione si ese, skica, pjese nga legjenda e tregime,prozë poetike, nxoren në pah mjaft nxenës të talentuar në menyrën e aktrimit. E veçanta e këtij aktiviteti ishte juria e nxënësve e cila vlerësoi me nivel cilësor konkuruesit, shokët dhe shoqet e tyre.
Takimi u ndoq me mjaft interes dhe me emocione të forta. Keshilli artistik i shkollës ka planifikuar edhe dy veprimtari në kuadër të këtij muaji: takim me dy shkrimtarë dhe konkurimi i fjalës artistike të cilat do të realizohen në dy javët në vijim.
Risia e punës me talentet e reja në këtë shkollë është përgatitja dhe botimi i një almanaku të krijuesve të shkollës deri në përfundim të vitit shkollor me titull ‘Mirëdita Mesopotam, shkolla ime’ Qe tani ka filluar të dorëzohen pranë Keshillit artstik krijimet e para të nxënësve me prirrje, ku në vazhdim do të behet seleksionimi , redaktimi dhe botimi. Nxënësit krijues po tregohen entuasiastë për këtë nismë gjë qe do të rrit përvojën e kësaj shkolle për të përgatitur talente në fushën e letërsië./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI