Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht (orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës) me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Duke filluar pas orëve të mesditës gradualisht kemi ndërprerje të reshjeve si dhe alternime të shkurtra kthjellimesh. Reshjet do të mbeten të izoluara dhe të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrijnë deri në 15-18 m/sek.///
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/18 | Re shi diell |
| Kukës | 2/10 | Re shi diell |
| Lezhë | 9/16 | Re shi diell |
| Dibër | 0/8 | Re shi diell |
| Durrës | 9/18 | Re shi diell |
| Tiranë | 8/18 | Re shi diell |
| Elbasan | 7/16 | Re shi diell |
| Berat | 8/16 | Re shi diell |
| Vlorë | 10/18 | Re shi diell |
| Korcë | 3/10 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 7/16 | Re shi diell |
| Sarandë | 9/17 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI