Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hapur thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro sqaroi edhe qëllimin kryesor të kësaj nisme.
“Të promovojmë destinacione të reja turistike, me vlera të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, duke zhvilluar modele të reja inovative. Pikërisht për këtë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit”, theksoi ajo.
Thirrja për projektet është e hapur deri në 6 nëntor dhe është e ndarë në tre tematika: promovimin e destinacioneve turistike e të vlerave të veçanta të produkteve dhe atraksioneve turistike, krijimi/zhvillimi/përmirësimi/ i produkteve turistike specifike në përputhje me kërkesën gjithnjë në rritje për paketa inovative, përgatitja e studimeve apo e modeleve të produkteve turistike./ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI