Një grua 62-vjeçe ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Tiranë si pasojë e një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në zonën e “Astirit” ndërsa djali i saj është në spital nën kujdesin e mjekëve.Viktima është Hava Osmenaj. I lënduar ka mbetur djali i saj Klodjan Osmenaj.
Sipas policisë rreth orës 05:55 apartamenti i tyre në katin e tretë të një pallati në zonën e “Astirit” është përfshirë nga flakët. Në pamundësi për të dalë jashtë nënë e bir janë hedhur nga lartësia, dritarja për të shpëtuar, por 62 vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa djali i saj 36 vjeç ndodhet në spital.
‘Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja Hava Osmena, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj Klodjan Osmenaj, 36 vjeç. Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve’, njofton policia. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.//jav///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI