Evidentimi, ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore në fshatrat e minoritetit grek, përben nje nga fokuset e punes se Bashkise Finiq.
Krahas angazhimeve per permriesimin e infrastruktures, nje rendesi po merr përhere e më teper ne kete Bashki puna per promovimin e trashegimise kulturore artistike ne e Qendrën Kulturore “Katina Pappa” në Livadhja, e cila u perfundua pak kohe me parë nëpërmjet programit ndërkufitar “Rhythm”.


Nderkaq, trashëgimia kulturore në fshatrat e minoritetit grek ne Shqiperi eshtë edhe në vëmendjen e përhershme te Ambasades se Greqise ne Tirane. Ne kete kuadër, Ambasadorja e Greqisë në Tiranë Sofia Filippidou e shoqeruar nga Kryebashkiaku Kristo Kiço, zhvilloi nje vizite pune dhe takime me drejtuese te Shoqatës Kulturore “Shën Kozmai” ne Livadhja, ne mjediset e Qendrës Kulturore “Katina Pappa” .Ne këte takim kryetara e Shoqatës,Aneta Gudi e ka njohur diplomaten greke me aktivitetet e Shoqates dhe vizionin per te arrdhmen.

Me interes ne investimet ne fushen e trashegimise kulturore ne Bashkine e Finqit eshte edhe objetkivi per ngritjen e nje Muzeu te Kultures dhe Trashegimise ne fshatin Dhrovjan, i perzgjedhur edhe ne programin e Qeverise “100 fshatra”, për trashegimine.
Gjate nje vizite ne fshatin Dhrovjan te Ambasadores greke Sofia Filippidou , kjo e fundit e shoqeruar nga Kryetari i Bashkisë Kristo Kiço dhe Kryetari i Fshatit, Pavllo Zoto; vizitoi dhe u njoh ne kete fshat me një numër objektesh te trashegimise ndertimore të 200 viteve te fundit; me idene e Muzeut te Kultures Materiale si dhe me investimet kryesisht ne fushë të infrastruktures rrugore .
Ne fshatin turistik malor të Dhrovjanit dhe ne fshatra te tjera te kesaj Bashkie, pritet qe nje impakt ne fushën e turizmit dhe rivitalizimin e trashegimisë kulturore, të ketë edhe zbatimi i projektit MileSTONES III, me financim nga BE.
Bashkia Finiq, pjesë e Qarkut Vlorës,me 5 Njësi Administrative , në Finiq, Livadhja , Mesopotam, Dhivër, dhe Aliko , perbëhet nga 58 fshatra .///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI