Mbrëmjen e sotme janë ndjerë lëkundje të forta rreth orës 22:13. Referuara të dhënave zyrtare që vijnë nga IGJEUM, lëkundja ishte me magnitudë 4.5 Richter, 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se nga lëkundjet e tërmetit që prekën vendin tonë nuk janë regjistruar dëme materiale.
Peleshi tha se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të ndjekur situatën
“Lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme, sipas IGJEUM kanë pasur magnitudë 4.5 Richter, janë regjistruar 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi. Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale. Strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës”, thekson ai.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.