
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë në kuadër të “Programit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, me financim nga Banka Boterore organizuan te martën Diskutimin me Publikun për “Projekte të Detajuara për Përmirësimin Urban të Integruar dhe Portën Turistike Sarandë”.



Në këtë dëgjesë dhe diskutim me publikun merrnin pjesë krahas drejtuesve dhe specialistëve te Bashkise Sarandë, edhe banore, grupe interesi, këshilltarë bashkiakë, njerez të mediave. etj,.
Kreybashkiaku Adrian Gurma, vuri n ë dukje se “Sezoni turistik q ë sapo e lamë pas, ishte shum ë i suksesh ë m por kjo kërkon një pëgjigje shumë efiçente sa i përket çështjes së menaxhimitt të fluksit turisitk, menaxhimit të mbetjeve dhe të gjitha shërbimeve të tjera publike në territorine Bashksië .Projekti qe prezantohet , është nga më të rëndësishmi që paraqitet sot pasi do të japi nje tjeter qasje sa i përket ceshtjes se mobilitetit , asaj të parkimit në qytet ,etj,..“


Gurma theksoi se “Eshtë shumë e rëndësishme të shfaqim opinionet, sugjerimet dhe vërejtjet tona me qëllim që Saranda siç e promovon edhe ky projekt sikurse ka edhe emrin, Saranda te jete të jetë Porta e Turizmit .“
Takimi me publikun e Sarandës përfshiu prezantimet e një pakete investimesh zhvillimore në infrastrukturën e qytetit nga konsulenë, projektues dhe specialistë të FSHZH-së me fokus “Projekt ide paraprake, udhezime dhe llogaritjet paraprake per projektet e zgjedhura per investim”.

Nder projektet e përgjedhura që u prezantuan nga specialistët e FSHZH dhe ata te studjove të angazhuara ishin rivlerësimi urban i rrugës “Skënderbeu”, nderhyrje harmonizuese ne Sheshin “Nënë Tereza” dhe “Europa”, në rrugën”Mitat Hoxha”, ndWrtimi për herë të parq i një terminali ose Qendër Mirëseardhje per mjettee interubane, lidhjet me rrugica të plazheve te pjses perendimore tW qtetit me Unazën e Portit, i taksive të ujit ,etj,.
Diskutantët e vlerësuan paketen e projekteve dhe adresuan sugjerime e vërejtje për një harmonizim më të mirë të disa komponenteve përbërës sipas tipologjise, traditës , nevojës për përballimin e flukseve turistike, harmonizimin e trafikut në qytet, investimin si parësor të një terminali për autobuzët interurbanë, nevojës parësore pêr parkingje, etj,.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri