Verilindja e Shqipërisë duket se nuk po gjen qetësi këtë të premte. Një tjetër tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është shënuar rreth orës 12:23. Tërmeti ka rënë pak kilometra nga Bulqiza dhe ka patur një thellësi prej 2 km.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Shupenzë, mes qytetit të Bulqizës dhe Peshkopisë.
Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të ditës së sotme, zona u godit nga një numër i madh tërmetesh, të cilët shkaktuan panik dhe frikë te banorët. Madje disa prej tyre u ndjenë dhe në Tiranë///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI