
/21/04/2020//Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Rikard Ljarja. Aktori prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia.
Rikard Ljarja lindi në 1 prill të 1943 në Shkodër, ndërsa njihet nga shqiptarët për rolet e tij në teatër dhe në kinematografinë shqiptare.
Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër, ndërsa në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.
Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.
Filmografia: Viktimat e Tivarit (1996),Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir;Pesha e kohës – (1988), Vasili.Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku,Në prag të jetës – (1985), Andreav ‘Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli/Skëterrë ’43 – (1980), /ndrea/Radiostacioni – (1979) Komandanti/Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka
Ilegalët – (1976) Tosti
Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit
Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi
Rrugë të bardha – (1974) Deda
Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri
Ndërgjegja – (1972) Fitimi
Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari
Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari
Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati
Duel i heshtur – (1967) Skenderi
Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj
Monumenti
Regjisor
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emërimit – (1981)
Sketerrë 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)
Skenarist
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI