SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Paloka bën publike firmat e delegatëve për Kuvendin e PD

 Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka bëri publike sot për mediet firmat e delegatëve që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.Paloka hapi zyrën e tij për të treguar se aty janë dërguar 4200 firma.

Paloka tha se, përveç gazetarëve, edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike mund të vijnë dhe t’i verifikojnë firmat e delegatëve.“Unë kam detyrimin përderisa kam deklaruar që ditën e parë që kam marrë në dorëzim 4200 formularë, kam detyrimin që t’ua vërtetoj kujtdo, gazetarëve, por edhe përfaqësuesve të PD. Këtu janë dorëzuar 4200 formularë ditën e parë. Janë këtu për këdo që do t’i verifikojë. Ka ardhur një pjesë shtesë dje nga firmëtarët. Dua edhe njëherë ta theksoj, kush do ta verifikojë janë apo jo 4200 formularë në zyrën time, te vijë dhe ta verifikojë”, u shpreh Paloka.

“Siç e patë në formular, përveç gjeneraliteteve është dhe pozicioni që mban çdo delegat. Statuti e ka të përcaktuar qartë se kush është delegat”, tha Paloka.

Kryetari i Këshillit Kombëtar sqaroi se nëse këta formularë janë të vërtetë kjo sqarohet në Komisionin e Mandateve.

Sipas tij, nëse Komisionin e mandateve nuk e ngre kryetari i partisë atë e ngrenë nismëtarët.

Paloka tha se, nuk mund të bëhen publike të dhënat e formularëve dhe se vërtetësia e tyre do të verifikohet ditën e Kuvendit. ///

error: