Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga akset rrugore të përfunduara si edhe tê tjera që janë proces në Shqipëri.
Rama bën të ditur se sot nis puna edhe në kantierin e Tunelit të Llogarasë, një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.
“MIRËMËNGJES, dhe sot kur nisim punën në kantierin e Tunelit të Llogarasë, ju përshëndes me këtë videokartolinë, duke ju uruar të diel të qetë”, shprehet kreu i qeverisë krahas pamjeve.
Tuneli i Llogorasë me gjatësi 5.9 km do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 55 minuta në 7-10 minuta.
Ky tunel nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.
Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 5.9 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7-10 minuta.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.