Fushatës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor i është bashkuar në rolin e ambasadores së sigurisë rrugore një nga figurat më përfaqësuese të Shqipërisë, sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula, e cila bashkë me vajzën e saj Nina sjellin një mesazh sensibilizimi për ndërgjegjësimin e shoferëve dhe pasagjerëve për një udhëtim të sigurt.
Sipas statistikave, të rinjtë e grupmoshës 17-34 vjeç kanë përqindjen më të ulët të përdorimit të rripit të sigurimit, kombinuar me përqindjen më të lartë të aksidenteve në rrugë.
“Ende befasohem kur shoh persona që nuk e përdorin rripin e sigurimit dhe janë pikërisht të rinjtë që nuk e vendosin. Rripi shpëton jetë. Jeta është shumë e bukur për ta rrezikuar atë. Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore. Vendos rripin, shpëto jetë“, është mesazhi që përcjellin Inva dhe vajza e saj, Nina.
DPSHTRR bën të ditur se vetëm vendosja e rripit të sigurimit zvogëlon me 50 % dëmtimet fatale në rast aksidenti.
“Është koha të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të zbatojmë të gjitha rregullat dhe udhëzimet të cilat janë jetësore për të gjithë përdoruesit e rrugës”, thuhet në mesazhin e sensibilizimit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI