SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shqipëria, 12 seri të dedikuara në reality show-n e famshëm holandez “Wie is de Mol”

 Shqipëria është destinacioni i radhës i reality show-t të famshëm holandez “Kush është i infiltruari”, duke promovuar destinacionet turistike shqiptare ndaj publikut holandez.Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një lajm të bukur për turizmin shqiptar, pasi në 12 seri të këtij reality show bëhet promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë.“Një lajm i bukur. U zbulua sot në Holandë sekreti i sezonit të ri të reality show-t të famshëm holandez, “Kush është i infiltruari”, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut holandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve”, tha Rama.

 Kryeministri shtoi se “kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100 % të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre”.“Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë sezonin e ardhshëm”, shtoi Rama.Shqipëria është përzgjedhur si destinacion për xhirimet e 12 serive të sezonit 22 për vitin 2022 të emisionit televiziv më të shikuar në Holandë,  (Cili është i infiltruari?).Në emisionin me audiencë prej mbi 4 milionë shikuesish, 11 konkurrentë, personazhe VIP holandezë erdhën në Shqipëri dhe xhiruan lojërat me sfida dhe aventura, në vendet më të bukura dhe mbresëlënëse të Shqipërisë.

Që nga data 1 janar 2022, publiku holandez do të ndjekë më kërshëri se si konkurrentët VIP-a holandezë do të skualifikohen një nga një gjatë aventurave në vendet më mahnitëse të Shqipërisë.11 yjet holandeze, të cilët xhiruan seritë në Shqipëri, janë artistë të njohur, prezantues televizivë, aktorë, krijues, gazetarë, shkrimtarë, këngëtarë. Ata zbulojnë në çdo seri, me aventurat e tyre drithëruese, destinacione spektakolare të Shqipërisë për dymbëdhjetë javë rresht.Në serinë finale të Wie is de Mol? (Cili është i infiltruari?) do të përcaktohet fituesi i sezonit 22-të, por gjithashtu, do të demaskohet edhe i infiltruari, ai që gjatë gjithë serive shkakton dëme, ai që eliminon shokët me intrigat e tij, saboton partnerët, shkakton humbje për skuadrën, mbjell mosbesim dhe krijon situata të mistershme gjatë gjithë serive.Seria e parë e sezonit 22, Wie is de Mol? në Shqipëri do të shfaqet më 1 janar 2022 në televizionin shtetëror holandez, NPO1. Çdo të shtunë deri më 13 mars 2022, publiku holandez do të jetë mbërthyer para ekranit, duke ndjekur lojërat e VIP-ave holandezë në sfondin magjepës të natyrës, kulturës dhe siteve mbresëlënëse shqiptare.

Emisioni Wie is de Mol? shfaqet çdo vit në Holandë, që prej vitit 2000.Përpara Shqipërisë, destinacionet e këtij programi kanë qenë gjithashtu vende nga më të veçanta të botës, si psh., Australi, Zelandë e Re, Shtetet e Bashkuara, Kinë, Kanada, Kolumbi, Portugali, Argjentinë, Tajlandë, Meksikë, Jordani, Japoni, Irlandë e Veriut, Skoci, Itali, El Salvador, Nickaragua, Islandë, Spanjë, Gjeorgji, Republika Ҫeke, Afrikë e Jugut, Hong-Kong, Filipine, Sri-Lanka, Republika Domenikane.Xhirimet e sezonit 22 të programit Wie is de Mol 2022? (Cili është i infiltruari 2022?) u ndihmuan dhe u mbështetën ndër të tjera, edhe nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë.///

error: