Aksident tragjik në Greqi. Një familje shqiptare thuajse është shuar nga një aksident në Lamia.
Makina e tyre tip “Toyota” është përplasur me një tanker karburanti duke u kthyer në një grusht hekurishtesh.
Nga përplasja kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe.
E gjallë nga rrënojat e makinës është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin nga stafi i spitalit të Lamias sipas mediave greke. Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore