SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Aksione në vatra te ndotura me interte.Po a do kthehen sërish ndotjet?

Gjate muajit nentor verehen aksione te Bashkise Sarandë per pastrimin e vatrave te ndotura nga grumbuj inertesh si ne qytet edhe ne fshatrat perberese te territorit te bashkise.

Sot aksioni u shtri edhe ne lagjen Nr.4 (Kodër) si dhe ne zonen e Limionit prane rruges “Baba Rexhep”, për të pastruar territorin nga mbetjet dhe materialet inerte.

Pertej kësaj pune te mire, ajo qe nuk dihet ende eshte : a do te rikthehen vatra te tilla me ndotje inerte dhe materiale e hedhurina prej ndertimeve apo aktivitetit ekonomik? Ndoshta masat e gjobave te miratuara dikur ne Keshillin bashkiak per ndotesit e mejdisit duhet te afishohen ne vende publike. Po disa gropa te hapura dikur per ndertime objektesh qe jane shnderruar ne vite ne vatra te nxehta te grumbullimit te mbeturinave dhe inereteve , si ne Sarande edhe ne Gjashte, prane rruges hyrese ne qytet, a do ta ndryshojne “statusin” aktual?///SARANDANEWS.AL///

error: