Një biznesmen shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Atikë.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte duke qëndruar së bashku me një shok pranë pikës së karburantit që e kishte në emër të gruas së tij greke kur nga një makinë u hap zjarr në drejtim të tyre.
Si pasojë e plagëve shqiptari ndërroi jetë, ndërsa shoku i tij ndodhet i plagosur në spital.
Disa minuta më vonë autorët dogjën makinën, ndërsa ende nuk ka asnjë të arrestuar për krimin dhe motive.///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore