SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

MEMORIE-Kthimi në Shqipëri.Mbi figuren e shquar te Prof. Vasil Tagarit ,”Dekan i dekanëve të veterinarise”-

  • Nga Dr.Agim NELAJ/

Me t’u kthyer në Shqipëri, u thirr në Ministrinë e Bujqësisë nga zv/Ministri Aleko Çati. Ai i komunikoi emërimin si kryeveteriner i Rrethit Sarandë (Urdhëri i Ministrit të Bujqësisë Hysni Kapo 25.07.1952).

Në Sarandë u prit me shumë dashamiresi nga Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Sarandës Tahir Demi …Vasili shkruan;…,një burrë veçantë, shumë i mirë, i sjellshëm mjaft punëtor.Gjithëçka tek personi tij përcillte butësi, kulturë .intelegjence , dashamirësi , largëpamamësi …fliste një greqishte të pastër(ishte nga Çamëria). Në këtë periudhë do të bëheshin zgjedhjet lokale për rrethin e Sarandës. Dr.Vasilin e caktuan në qytetin e Sarandës për anëtar të Këshillit Popullor të Rrethit. Në zgjedhjet që u bënë më 28 Shtator 1952 ,u zgjodh anëtar i Këshillit Popullor të Rrethit. Me formimin e Komitetit Ekzekutiv të Sarandës u zgjodh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv që përbëhej nga 11 vetë.

Si Krye veteriner kishte detyrë të kontrollonte mishin në thertoren e Sarandës(therrtore model,ndertuar 1936) dhe vazhdimisht ndiqte problemet veterinare që dilnin në kooperativa bujqesore të rrethit si dhe të ndërmarrje blektorale. Në rrethin e Sarandës kishte 3 (tre) ndërmarrje blektorale me 20-25 mijë krerë dhën: ndërmarja nr.1 e Konispolit, ndërmarja nr.2 e Vagalatit dhe ndërmarja nr.3 e Delvinës. Këto tre ndërmarje qëndronin në dimër në Sarandë ndërsa në verë shkonin në Korçë.Një vit më pas, qëndra e rrethit nga Saranda kalon në Delvinë.

Në Mars të vitit 1954 bëhen zgjedhjet e reja lokale për rrethin e Delvinës,Dr,Vasili caktohet për t’u zgjedhur në fshatrat e Theologos: Çerkovicë, Janicat, Llupsat, ku zgjidhet ppërsëri anëtar i Këshillit Popullor të Rrethit si dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Delvinës. Kryetar Komiteti ekzekutivDelvinë ishte Sherif Zeneli( Vellaj i AsimZenelit cili u vra në gjueti )Ai u zëvëndësua me Menella Bulka. Dr,Vasili veç çështjeve veterinare që ishin të shumta, I duhej të merrej edhe me kullotat e rrethit.Në shënimet etij: …shkruan me respekt për StefanThomagjini , ishte një burrë i moshuar ,specialist i zoti për kullotat.Ai i njihte mirë të gjithë kullotat si dhe sa( kapacitetin për krerë ) që mund të kullosnin në çdo kullotë….Ai shikonte kopenë e dhënve që kulloste dhe ishte në gjëndje të përcaktonte se sa krerë dhenë ndodheshin aty duke mos gabuar më shumë se plus minus 5 krerë…mandej shkruan se.me xha Stefanin, një natë, zbritëm në Sarandë nga kullotat ku bënin inventarin e tyre,takohemi me Piro Dodbiba që ishte drejtor i ILB (Instituti i Lartë Bujqësor). Unë nuk e njihja fare në atë kohë.

Ai më thërret dhe më thotë që isha emëruar pedagog në ILB dhe se pse nuk e kisha marrë urdhërin me kohë. Unë u habita se nuk dija asgjë. Shoku Piro mori në telefon Kryetarin e Qarkut Bexhet Mema dhe ai i thotë që urdhërin ia kam dërguar rrethit.Kryetari i Rrethit Menella Bulka ,.nuk donte të më lëshonte….. .Në Tiranë, u paraqit në Institutin I lartë Bujqësor. Instituti i Lartë Bujqësor ishte në Laprakë. Aty u njohë me pedagogun Enver Babameto që ja kishin rekomanduar.. Lënda që j’u dha për të zhvilluar ishte Fiziologjia Patologjike. Kjo si lëndë të veçantë nuk ishte ne universitet,në Brno. Ajo, ishte pjesa e përgjithshme e Patologjisë. Për të dhënë mesim , I dhanë një libër të përkthyer keq nga rusishtja, prej një të burgosuri që quhej Filip Fishta i cili dinte pak serbokroatisht dhe ishte munduar të përkthente edhe nga rusishtja.Ai zhvilloi lëndën e Fiziopatologjise për tre vjet dhe njëkohësisht bënte edhe praktikat e Anatomisë Normale, lëndë kjo, që i mbeti në leksione dhe praktika deri sa doli në pension. Krahas lëndës së anatomisë ka zhvilluar edhe lëndën e Histologjisë.Tekstet e para të këtyre lëndëve, u pregatitën nga Tagari për degën ë veterinarisë, zooteknisë dhe agronomisë. Ai në vitin 1955 ( shkresa nr. 499, dt. 09.03.1955,) emërohem dekan për sektorin e natës dhe të korespondencës në deget agronomi dhe zootekni. Po kete vit, ju është komunikuar për aspiranturë në Bashkimin Sovjetik.

Më tej shkruan…Një ditë, më thërrasin në Ministrin e Bujqësisë . Ministri në atë kohë ishte Maqo Çomo. Maqua më thotë: shiko Vasil, Pirro, drejtor i Institutit, do të iki. Shkon në Komitetin Qëndror. Ai që do ta zëvëndësojë në detyrë do të jetë i ri dhe pa përvojë në këtë detyrë prandaj të kemi caktuar zv/drejtor. Kështu, u emërova zv/drejtor i Institutit për 6 vjet rresht. Pas largimit të Pirro Dodbibës erdhi drejtor Mentor Përmeti dhe më pas Gaqo Tashko.Instituti në atë kohë kishte pesë Degë: Agronomi, Ekonomi Agrare, Zootekni, Veterinari dhe Pyje. Në këtë detyrë, si zv/drejtor për anën mësimore dhe shkencore punoj 6 vjet. Si zv/drejtor administrativ ishte Skënder Rusi. Tagari në kujtimet e tij shkruan se: ….Në vitin 1962 Instituti kaloi në rang Universiteti duke u bërë edhe disa riorganizime. U formua rektorati me rektor z. Gaqo Tashko dhe zv/rektor z. Stavri Marjani.( është viti I emertimit te degeve Fakultete) Tagari kaloj dekan i Fakultetit të Veterinarisë, detyrë të cilën e mbajti për 22 vjet (deri në vitin 1984, dy vjet para se të dal në pension) dhe u zëvëndësua nga shefi ikatedres së kirurgjisë z. Mersin Zeko.

Gjatë gjithë kësaj periudhe si dekan i fakultetit, ka drejtuar Këshillin Shkencor të Fakultetit, ka qënë anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit Shkencor Veterinar të Tiranës, drejtor i të cilit ka qënë Profesor, Doktor Dhimitër Vavako.Gjatë gjithë kohës si dekan, përveç teksteve mësimore ka kryer edhe punë shkencore. Ka shkruar artikuj shkencorë, një monografi shkencore, ka referuar në sesione shkencore, ka drejtuar punën shkencore për marrje doktorature të dy pedagogëve (Selim Luku dhe Ylli Bujari) dhe ka udhëhequr studentë në punë shkencore për marrjen e diplomës.Për punën tij si pedagog, punonjës shkencor dhe drejtues fakulteti i janë akorduar disa dekorata, urdhëra pune, çertifikata etj Gjatë kohës që ka qënë në Institut ka dalë dy herë jashtë shtetit:1-Herën e parë në vitin 1959, në Çekosllovaki dhe në Bullgari me një grup pune me në krye Kahreman Ylli për të marë përvojë për planet dhe programet mësimore. Ka shkuar edhe në Brno ku kishte studiuar dhe mbaruar fakultetin dhe ku është pritur me nderime nga ish pedagogët qe vazhdonin ende në punë.2-Herën e dytë në vitin 1964, në Budapest me zv/rektorin z. Nexhmedin Luari në një sesion shkencor për bujqësinë dhe që Shqipëria përfaqësohej nga z. Nexhmedin Luari, z. Todi Morava sekretar i ambasadës dhe Dr.Vasili. Që në fillim të mbledhjes, grupi ynë kundërshtoi pjesmarrjen e Bashkimit Sovjetik dhe u largua nga mbledhja.

Në vitin 1986 doli në pension. Me daljen në pension është thirrur në Komitetin e Shkencës, kryetar i të cilit ishte z. Maks Konomi dhe m’u propozua të punojnte në sektorin e Bujqësisë – mjeksisë për disa orë në ditë. Aty punojë për dy vjet rresht..Pas vitit 1990, filloi të jap gjuhën greke në fillim në kurse me fëmijët e minoritarëve që banonin në Tiranë dhe më vonë edhe në institucione të ndryshme. Gjatë viteve akademike (1998-1999, 2000 dhe 2001) ka dhënë gjuhën greke në Shkollën e Lartë të Bashkuar me oficerët që do të shkonin për kualifikim në Greqi. Mësimi bëhej 2 orë çdo ditë.Në vitin 1996 – 1997 zhvilloj greqishten e vjetër në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë me një grup studentësh prej 12 vetësh të destinuar për latinishte dhe greqishte të vjetër.Gjatë 4 viteve të tjera pas kësaj (1997 – 2001) kur 6 nga këta studentë kaluan në shkollën e lartë (në fakultetin histori – filologji) vazhdoj t’u bëj atyre greqishten e vjetër.Ndërkohë, me hapjen e degës së greqishtes së re në fakultetin e gjuhëve të huaja, filloj të jap mësim atje (vitet 1998 – 2004) për 6 vjet rresht.

Në vitin mësimor 2004 – 2005 filloj të jap mësim në shkollën 2-vjecare “Fryme Dashurie”, ku vazhdova për 6 vjet rresht, deri në vitin 2010 ku përfundon edhe kariera ime 56 vjecare (filluar që në vitin 1954) si pedagog, punë kjo shumë e dashur për të dhe që i ka dhënë një sadisfaksion shumë të madh.///

error: