Ditëve të ngrohta si duket po iu vjen fundi, pasi temperaturat e larta të pazakonta për stinën do të zëvendësohen me reshje shiu.
Sipas Meteo.gr nga dita e nesërme priten rreshje shiu fillimisht në Greqinë Perëndimore, të cilat pasdite gradualisht do të zgjerohen në disa zona të rajonit duke prekur edhe Shqipërinë.
Në Shqipëri moti i keq me reshje dhe stuhi pritet të fillojë nga dita e nesërme, duke filluar kështu dimri i vërtet.
Zonat që do të preken nga moti i keq janë pjesa jugore, ultësira perëndimore dhe veriperëndimore dhe më pas i gjithë territori.
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut do të zgjasin deri në fundjavën që vjen.///
ME SHUME LAJME
Rama: Nuk ka forcë që na ndal në misionin tonë drejt Shqipërisë 2030 në BE
“HOLR Magazine”: Shqipëria, destinacioni më emocionues i Evropës: Udhëtim nga Alpet Shqiptare te Lumi i Shalës dhe Riviera e Jonit
Mesazh Kryeministrit