Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente të herë pas here me intensitet të ulët në veri dhe pjesërisht në qendër ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në jug pritet të fitojnë intensitet deri mesatar.
Gjatë orëve të para të 24-orëshit në majat e maleve në Veri e Verilindje të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja-verilindja me shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/19 | Re shi diell |
| Kukës | 6/14 | Re shi diell |
| Lezhë | 8/19 | Re shi diell |
| Dibër | 4/11 | Re shi diell |
| Durrës | 10/18 | Re shi diell |
| Tiranë | 11/18 | Re shi diell |
| Elbasan | 9/19 | Re shi diell |
| Berat | 6/19 | Re shi diell |
| Vlorë | 11/18 | Re shi |
| Korçë | 2/12 | Re shi |
| Gjirokastër | 8/15 | Re shi |
| Sarandë | 10/16 | Re shi |
ME SHUME LAJME
”La Repubblica”: Edhe Shqipëria si destinacion ideal turistik
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë