Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi në faqen e saj zyrtare, listën e përfituesve në radhë për pagesën e këstit të tretë, për trashëgimtarët e ish- të përndjekurve politik.
Sipas MFE-së, të gjithë personat përfitues, të cilët ende nuk kanë depozituar dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e pagesës, ftohen që të bëjnë plotësimet e duhura, sipas kërkesave ligjore.
Fondi për pagesën e e kësteve për ish të përndjekurit politik për vitin 2022 parashikohet 1 miliardë lekë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vënë në dispozicion numrin e telefonit: 042281155 për të informuar mbi ecurinë e procesit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI