Ermal Meta është këngëtari shqiptar që prej disa vitesh po shijon majat e suksesit në Itali.Ai nuk nguron që herë pas here të jetë më afër publikut jo vetëm me këngët që lancon, por edhe përmes nismave të ndryshme si për shembull, ajo e Corriere della Sera.
Së fundmi, Ermali ka dhënë edhe një intervistë lidhur me këtë nismë, ku nuk kanë munguar pyetjet e shumëllojshme.
Ndër të tjera, artisti u shpreh: “Ka ende shumë për të bërë për të drejtat civile, disa personazhe kanë thënë shumë gjëra. Pse nuk e kam idenë. Familjet mund të jenë ose jo tradicionale. Ajo që nevojitet është dashuria:
Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe. Pra, mendoni për fëmijët e dhunuar ose gratë që vuajnë dhunën”.
Në shtator, ai mbajti një koncert në stadiumin e Tiranës dhe është pyetur se çfarë efekti ka vendi i tij i lindjes duke u kthyer pas në të shkuarën.“Shqipëria ka kaluar një kohë të vështirë. Kur isha i vogël ishte e ndaluar të dëgjoja muzikë të huaj, regjimi kishte frikë nga ajo që vinte nga jashtë, aq sa për të thënë “kazino” thoshim “Amerikë”.
Kështu tha edhe gjyshja ime, burrin e morën kur ai ishte 30 vjeç dhe ajo ishte 24. Para se të vija në Itali, as nuk e dija se çfarë do të thoshte të shikoje jashtë. Mendoja për Italinë dhe mendoja boshllëkun. Kështu kur mbërritëm në Pulia më kujtohen rrugët e mëdha dhe të drejta, sepse në Shqipëri ishin të gjitha kthesa, për të mos zbarkuar armiqtë”.///
ME SHUME LAJME
Piluri kujton mbi gjashtë dekada histori të grupit legjendar të polifonisë
Memorie.107 vite nga zgjedhja e Fan Nolit si peshkop i parë i Kishës Ortodokse Shqiptare
Syri i Kaltër, një nga mrekullitë natyrore më të bukura të Shqipërisë