Ish-presidenti Alfred Moisiu feston sot ditëlindjen e 92-të.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka uruar ditëlindjen ish-presidentit që u votua me konsensus nga i gjithë faktori politik në 2002-n. “Gëzuar 92-vjetorin presidenti fjalëmirë”, shprehet Veliaj.
Që nga shkollimi si ushtarak, Alfred Moisiu pati një karrierë të gjatë e të lavdërueshme në ushtrinë shqiptare, duke e mbyllur shërbimin me gradën e lartë të gjeneralit. Në vitet e mëpasshme, ai nuk ngurroi asnjëherë të kontribuonte në momentet delikate dhe të komplikuara ku u gjend vendi ynë, duke kryesuar dikastere apo duke marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në kuadër të modernizimit të forcave shqiptare.
President i Shqipërisë nga viti 2002 deri në vitin 2007, Moisiu forcoi besimin tek ky institucion. Me gradën doktor i shkencave, ai është autor i shumë librave, monografive, artikujve shkencorë mbi artin ushtarak, politikën, sigurinë rajonale.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI