Pedagogu në Akademinë e Policisë, Qetsor Gurra është vënë në pranga pasi akuzohet për korrupsion. Nga informacionet e para mësohet se Gurra është prangosur sot në ambientet e Akademisë së Policisë bashkë me një student. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Tiranë.
Emri i studentit të prangosur nuk bëhet ende me dije. Gjithashtu pritet që të zbardhen detaje në lidhje me korrupsionin e ushtruar që ka çuar në pranga pedagogun Gurra. Hetimet janë në vijim e sipër dhe mund të zbulojnë emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni që u zbulua vetëm një ditë pasi studentët iu nënshtruan testimit me shkrim për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë
Nga ana tjetër, sot anë dalë rezultatet për 1 miëj e 485 të rinjtë, midis tyre 30% vajza, të cilët iu nënshtruan një ditë më parë testimit me shkrim për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë Rezultatet e testimit janë publikuar pak orë pas provimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook, për qarqet: Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Shkodër, Lezhë, Kukës, dhe Dibër.//Jav/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI